Një 49 vjeçar nga Gjakova me inicialet F.Q ka rënë pa ndjenja në tokë para terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Falë ndihmës së një zyrtari të Policisë dhe një zhytësi nga Mitrovica ai i ka shpëtuar më të keqes.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Sot më, 01.10.2021, rreth orës 15:25, para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), një qytetar (më vonë është identifikuar si F.Q., viti i lindjes 1972 nga Gjakova) ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë. Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-polmular dhe t’i stabilizohet gjendja. I njëjti dërgohet për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”, ka njoftuar Policia.