×
  • Lajme
  • Lajme

    Automjetet e KFOR-it vendosen në pozicionet e Njësisë Speciale

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 9:34

    Sot ka nisur zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinje dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.


    Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në afërsi të këtyre dy pikave kufitare janë parë pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

    Në pozicionet ku qëndronin Policia e Kosovës, kanë arritur edhe pjesëtarët e KFOR-IT.

    Tërheqja do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

    KFOR-i do të vendoset në Jarinje e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!