×
  • Lajme
  • Botë

    Bota“Ti do vdesësh sonte”, dënohet më 10 vite burg për përdhunim ish-prezantuesi

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 12:08

    Një ish-prezantues emisionesh për fëmijë në Angli i njohur me emrin e artit Des është burgosur pasi akuzohet për përdhunim.


    Mediat e huaja bëjnë me dije se në korrik, Paul ‘Des’ Ballard u shpall fajtor për sulmin ndaj viktimës në një dhomë hoteli.

    Ndër të tjera njoftohet se ish-prezantuesi 39-vjeçari u shpall fajtor për përdhunim, sulm, dëmtime kriminale dhe kërcënime për vrasje.

    “Ti do të vdesësh sonte”, i ka thënë ai gruas, të cilën e përdhunoi.

    Sipas Mirror ish-prezantuesi televiziv për fëmijë, u burgos për dhjetë vjet në Chelmsford Croën Court.

    Detektivi Kontabël Dan Lambert i cili drejtoi hetimin tha: “Sot, Ballard është dënuar me dhjetë vjet burg pasi ka përdhunuar një grua.

    “Prioriteti ynë gjatë gjithë këtij hetimi ka qenë sigurimi i mirëqenies së saj dhe sigurimi i drejtësisë për të. Forca që ajo ka treguar ka qenë e jashtëzakonshme gjatë gjithë kohës.”- përfundoi detektivi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!