×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamioni me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin” nuk largohet, zhvendoset disa metra

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 13:26

    Kamioni i cili përmbante mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin” nuk është larguar, por vetëm është zhvendosur rreth dy metra nga vendi ku ishte i vendosur.


    Policia nuk po tërhiqet pa u plotësuar kërkesa për largimin e këtij baneri.

    Një grup i protestuesve serbë kanë brohoritur Serbia, kur ka filluarlargimi i barrikadave nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

    Situata është e qetë, ndërsa KFOR dhe Njësia Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë në vendkalimet kufitare.

    Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!