Foshnja e cila iu dorëzua një ushtari amerikan përmes gardhit me gjemba në aeroportin e Kabulit është ribashkuar me familjen e saj dhe tani po jeton në Arizona, bazuar në raportimet e medieve lokale.
Fotografia dhe pamjet e kësaj foshnje në Afganistan duke ju dorëzuar ushtarit mes trazirave në Kabul bërë xhiron e botës.
Babai i saj, Hammed, i cili u identifikua vetëm me emrin e tij të parë për arsye sigurie, ishte brenda perimetrit të Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai, bashkë me gruan dhe të porsalindurën mes masës së njerëzve që përpiqeshin të iknin nga Afganistani.
“Atë ditë ia dorëzova fëmijën tim një të panjohuri”, tha ai.
“E vetmja gjë që i besova është se ai ishte një marins dhe se vajza ime do të ishte e sigurt.”
Marinsat u fotografuan duke marrë foshnjën nga krahët e babait të saj dhe duke e tërhequr për një vend më të sigurt, përmes gardhit me gjemba, ndërsa ky moment tërhoqi vëmendjen e botës në mes të evakuimit të SHBA-së nga vendi i kontrolluar nga talibanët.
Tani familja është ribashkuar dhe janë të sigurt duke qëndruar me miqtë në zonën e Feniksit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.