Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur sot në një takim drejtuesit e Policisë së Kosovës që u angazhuan gjatë 13 ditëve të fundit në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Por Kurti ka ndarë një kujtim që ka me një nga policët që u angazhua në Veri.
Kurti ka pritur sot në zyrë kapitetin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, i cili para 16 vitesh e kishte arrestuar kryeministrin aktual, në një nga protestat që organizonte si opozitar, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka thënë se me Ahmetin nuk i shtrënguan duart për shkak të pandemisë, por e ka vlerësuar jashtëzakonisht për punën e kryer në veri.
“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.