Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi që tronditi Malin e Zi, katër ditë më parë, ku 28-vjeçari I.D ekzekutoi bashkëshorten e tij, 19-vjeçaren shqiptare, Sh.B, si dhe i plagosi rëndë të atin.
D. duket se ishte ndarë nga 19-vjeçarja, kur kjo e fundit me 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.
Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën e javës së kaluar. Autori shkoi në banesën e familjes së Sh.B, duke qëlluar këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.
Sipas hetimeve, D. e kërcënoi të renë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”. Ndërkohë, ai është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, gjatë natës së kaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.