Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen për targat të arritur në Bruksel.
Bislimi, njëherësh shef i delegacionit të Kosovës në Bruksel iu është përgjigjur deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me këtë marrëveshje.
Ai ndër të tjerash deklaroi se në këto diskutime për targat kishte shumë të pavërteta e njëra prej tyre ishte edhe ajo se vendimi për reciprocitetin ishte i pakonsultuar me opozitën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.
“Ky vendim u është komunikuar si Bashkësisë Ndërkombëtare ashtu edhe opinionit vendor që në datën 9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij dhe unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së para se marrë ndonjë vendim operativ”, u shpreh Bislimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.