×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Raundi i ardhshëm i bisedimeve është ekskluzivisht për Asociacionin

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 16:57
    Zyrtari i një zyreje fiktive të ashtuquajtur "zyra për Kosovë" në qeverinë serbe, Petar Petkoviç

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë takimit me ambasadorin slloven në Beograd, Damjan Bergant tha se gjëja më e rëndësishme është që marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e ruajti paqen.

    Petkoviq tha se zgjidhja me etiketat është e përkohshme, derisa të gjendet një e përhershme, e cila do të paraqitet në dialogun e nivelit të lartë.

    Ai tha se Beogradi mbetet i vendosur për të kërkuar që marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të respektohen dhe zbatohen. “Kështu që në përputhje me rrethanat, tema e vetme gjatë raundit të ardhshëm të dialogut do të jetë ekskluzivisht formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha ai.

    Petkoviq akuzoi se Kosova po e pengon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.

    “Beogradi vazhdimisht kërkon që marrëveshja, e nënshkruar nga Beogradi, Prishtina dhe BE -ja, të respektohet, dhe Asociacioni është çelësi dhe bazë për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!