Nga e premtja, Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e zbatojnë vendimin për vendosjen e stikersave.
Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me stikersa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobitë.
Ky vendim vjen si rezultat i marrëveshjes për targa të arritur në Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.
Referuar pikës 2 të kësaj marrëveshjeje, parashihet zbatimi i përkohshëm i sistemit të stikersave, me të cilat si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.
Aplikimi i letrave ngjitëse ka nisur nga 4 tetori.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.