×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania ‘Feronikeli’ ndërpret punimet, shkak kriza energjetike në Evropë

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 14:16

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se punëtorët në kompaninë ‘Feronikeli’ kanë ndërprerë punimet.


    Kjo vjen si shkak i krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, shkruan Reporteri.net

    Postimi i plotë i Lladrovcit:

    “Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani.

    Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre.

    Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!