×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Rahovecit demanton ministrin Peci që tha se nuk bashkëpunuan, ia publikojnë kërkesat: Na injorove

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 18:03

    Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillm Rural në Komunën e Rahovecit i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili ka thënë se kjo komunë nuk ka bashkëpunuar me Ministrinë.

    Duraku e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e ministrit Pecit se Rahoveci nuk ka komunikuar me ministrinë e Bujqësisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    “Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, i paska rënë në mend në kohë fushate se ekziston edhe Rahoveci dhe bujqit rahovecas. Si rrallëherë ai dje paska vizituar komunën tonë, por paska lëshuar një gënjeshtër publike, duke thënë që Komuna e Rahovecit e ka refuzuar komunikimin me Ministrinë e Bujqësisë.”, ka shkruar ai.

    Ai thotë se vet ministri Peci nuk ka komunikuar me komunën e Rahovecit. Si dëshmi për këtë Duraku ka publikuar emailiet të cilat i ka dërguar në cilësinë e drejtorit për Ministrinë e Bujqësisë.

    “Ministri e paska akuzuar komunën për një gjë që e ka bërë vet ai. Që prej marrjes së mandatit të tij, në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, i jemi drejtuar me dhjetëra shkresa zyrtare duke i ofruar bashkëpunim në të mirë të bujqësisë dhe bujqve rahovecas. ASNJË përgjigje nuk është kthyer në asnjërën prej shkresave tona.”, ka shtuar drejtori Duraku.

    Duraku gjithashtu ka thënë se Rahoveci është injoruar totalisht nga ministri Peci, përkundër impaktit të madh që e ka në bujqësi në nivelin nacional.

    “Ministri Peci nuk e ka vizituar Rahovecin zyrtarisht që nga marrja e detyrës dhe as që është marrë me hallet e fermerëve që u krijuan për çështjen e subvencioneve me ardhjen e tij në këtë detyrë. Ndjeva përgjegjësi ta demantoj gënjeshtrën publike të ministrit që ka ardhur të mbledhë vota të bujqve e qytetarëve që i injoroi ftohtësisht që nga instalimi i tij në pushtet.”, ka shkruar ai.

    Më poshtë janë kërkesat dhe ftesa drejtuar Ministrit Peci:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!