×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë nga Fushë-Kosova kapet duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 9:23

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një burrë nga Fushë-Kosova është kapur duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeçare.


    I dyshuar me vendim të prokurorit është liruar ndërkaq viktima është dërguar në strehimore.

    “Lagjja 28, Fushë Kosovë 08.10.2021 – 22:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!