×
  • Show Time
  • Show Time

    Kjo është arsyeja e ndarjes së Arjola Demirit nga bashkëshorti me të cilin ka tre fëmijë

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 12:24

    Gjatë ditës së djeshme në Big Brother VIP Albania, Arjola Demiri foli për ish bashkëshortin e saj me të cilin ka vite që është ndarë.

    Aktorja nga Tropoja tregoi se historia e tyre e dashurisë ka filluar kur Arjola ka qenë 20-vjeçare, shkruan Reporteri.net.

    Por, ndonëse nuk zbuloi arsyen e ndarjes, në një intervistë të dhënë në vitin 2018, Arjola Demiri pati zbuluar arsyen e ndarjes nga bashkëshorti i saj.

    “Arsyeja ka qenë tradhtia. Nuk kemi ndonjë raport kush e di se çfarë. Nuk takohemi, s’kemi pse me u taku”, ishte deklarata e aktores.

    Derisa, dje ajo tregoi me bindje se pavarësisht se ai raport përfundoi me një ndarje përsëri duhet pranuar se ka qenë një dashuri e madhe ajo çfarë ata kanë përjetuar.

    ”Ka qenë një dashni’ e fortë, kemi patur shumë kimi. Kisha besim maksimal që ai do të ishte i duhuri për mua”,- tregoi Arjola.

    Aktorja tha se raporti me babain e fëmijëve të saj ka qenë tepër intensiv dhe se e ka shijuar shumë, pavarësisht se ka patur edhe problematika dhe mosmarrëveshje.

    ”Jam orientuar gjithnjë nga gjërat pozitive”,- shtoi ajo.

    Theksojmë se Arjola ka tre fëmijë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin, një djalë dhe dy vajza./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!