×
  • Show Time
  • Show Time

    Big Brother VIP: Nuk i pushojnë lotët, Arjola Demiri tregon se për 6 vite u tradhtua nga bashkëshorti

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 16:01

    Çifti i radhës që po i bëjnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisës së BB VIP, janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.

    Aktorja tropojane i është rikthyer sërish historisë me tanimë ish-bashkëshortin e saj, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka treguar se ai pëlqente një jetë tjetër, derisa u shpreh se dashuria e tyre ka qenë mjaft e madhe.

    “I shijonte jeta që kishte jashtë, sesa ajo që kishte brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim per mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Arjola.

    Aktorja nga Tropoja tregoi se bashkëshorti e ka tradhtuar, dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, pasi sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.

    Gjithashtu Arjola Demiri zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërsa tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

    “Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh aktorja./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!