×
  • Show Time
  • Show Time

    Big Brother: Donald Veshaj flet për herë të parë për ndarjen nga Bora Zemani

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 16:18

    Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

    Tani që Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” kurioziteti i publikut dhe banorëve është tepër i madh për të ditur më shumë rreth shkaqeve që e çuan dyshen në ndarje dhe po ashtu raportin që ata kanë.

    Në lidhje me këtë gjë, Paloma ka pyetur Donaldin, i cili me përgjigjet e tij ka treguar më shumë rreth prishjes së marrëdhënies së tij me Borën, ku kuptuam se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.

    I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori i humorit ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që “mbaroi intervista”.

    https://www.dailymotion.com/video/x84sehw

    Epo edhe heshtja një përgjigje është apo jo?!Pjesë nga biseda:

    Paloma: As xhelozia?

    Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

    Paloma: Ti e vuan tani?

    Donaldi: Jo…tani jo.

    Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…
    Donaldi: Jo, jo.

    Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

    Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

    Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

    Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

    Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

    Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

    Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

    Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

    Donaldi: Mbaroi intervista.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!