×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 9:24

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Pat Kelly.


    Haradinaj ka thënë se ambasadorit jorezident, Pat Kelly, i ka shprehur falënderimin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin e madh të Irlandës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën që i është dhënë vendit tonë në ofrimin e sigurisë dhe paqes, proceset e konsolidimit të jashtëm dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

    Kryeministri ka theksuar se do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm në të gjitha temat e interesit të përbashkët me Irlandën, duke fuqizuar dhe thelluar marrëdhëniet tona bilaterale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!