Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur ish-presidentin amerikan, Bill Clinton me një ceremoni shtetërore.
Gjatë këtij takimi, Thaçi e ka dekoruar Clintonin me ‘Urdhrin e Lirisë’, shkruan Reporteri.net.
Në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si shenjë falënderimi për ish presidentin Clinton, e ka dekoruar atë me ‘Urdhrin e Lirisë.
Thaçi ka falënderuar ish presidentin Clinton për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës gjatë vitit 1999.
“Është kënaqësi e veçantë që t’ju pres në këtë ditë të veçantë për Kosovën. Do t’ju shpreh mirënjohjen më të lartë në emër të Kosovës dhe institucioneve për ju dhe bashkëpunohet tuaj për veprimin humanist që keni marrë në vitin 1999”, ka thënë Thaçi.
Para hyrjes në Presidencë, Clinton është duartrokitur nga qytetarët të cilët i kishin dal në pritje.
Clinton po qëndron në Kosovë për 20 vjetorin e çlirimit të vendit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.