×
  • Sport
  • Sport

    Arsyeja banale, vetëm për një shall – Tifozi i City-t në koma, sulmohet nga tifozët e Brugge

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 18:40

    Policia ka arrestuar pesë persona pasi dyshohet se rrahën një tifozët të Manchester Cityt dhe ai ka përfunduar në koma.

    Tifozët e arrestuar janë të klubit, Brugge nga Belgjika, ku thuhet se Guido De Pauw, 63 vjeç është në gjendje të rëndë pasi u përpoq të merrte shallin e tij nga një tifozët i klubit kundërshtar, shkruan Reporteri.net

    Sulmi erdhi të martën mbrëma pas fitores 5-1 të Manchester City ndaj klubit belg në Champions League. 63-vjeçari, anëtar i klubit të mbështetësve të Citizens, ishte duke shkuar për në shtëpi kur ndaloi në stacionin e shërbimit.

    Djali i De Pauw, Jurgen tha për Manchester Evening News: “Ai është në gjendje kome dhe në gjendje kritike”. 63-vjeçari u sulmua në një parking për shkak të shallit që belgët ia morën si trofe dhe u godit dhunshëm në kokë. Ai tani është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa janë arrestuar 5 tifozë belgë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!