×
  • Sport
  • Sport

    Efekti i Messit – Barcelonës i largohen tifozët, kaq pak shikues kishte sonte

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 22:18

    Largimi i Leo Messit nga Barcelona si duket po i qet probleme skuadrës ‘katalunas’ jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj.

    Sot në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dinamo Kievit në ‘Camp Nou’ ishte i pranishëm një numër i vogël i tifozëve, përkundër që në stadium lejoheshin me kapacitet të plotë, shkruan Reporteri.net

    Në ndeshjen ndaj Dinamo Kiev edhe pse fitorja ishte shumë e rëndësishme, në stadium ishin të pranishëm vetëm 45968 shikues.

    Kjo i bie më pak se gjysma e kapacitetit pas ai stadium zë 99,354 shikues.

    Pas largimit të Leo Messit dhe yjeve si Antoine Greizmann dhe Luis Suarez, duket se shikuesit nuk janë të kënaqur me skuadrën.

    Kështu, Messi këtë verë firmosi me klubin francez Paris SG, ku po ia del shumë mirë, pasi mbrëmë shënoi dy gola ndaj Lepizigut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!