Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se si pasojë e krizës energjetike në të cilën gjendet Serbia nuk është duke zënë gjumi natën.
“Unë nuk fle natën, nuk do të jetë e lehtë që të zgjidhet. Do të kemi probleme me çmimet e energjisë së të gjitha burimeve”, ka thënë Vuçiq nga miniera e arit në Cukar Peka, shkruan B92.
Kreu i shtetit serb ka thënë se ka edhe vende që e kanë gjendjen shumë më të keqe se Serbia por që s’janë farë të shqetësuar.
“Ne po luftojmë më shumë se ata, prandaj jemi kaq të suksesshëm”, ka thënë Vuçiq.
Ditë më parë ai ka treguar se do të udhëtojë drejt Rusisë për t’u takuar me Putinin me qëllim të negocimit të çmimit të gazit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.