Miliona afganë do të vuajnë nga uria këtë dimër dhe kjo krizë humanitare mund të shmanget vetëm me veprime urgjente.
Paralajmërimi është lëshuar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara. Më shumë se gjysma e popullatës, rreth 22.8 milionë njerëz, do të përballen me pasiguri akute ushqimore, teksa 3.2 milionë fëmijë nën 5 vjeç do të vuajnë nga keq ushqyerja.
“Afganistani tani është shndërruar një ndër krizat më të këqija humanitare të botës, në mos më e keqja”, thekson Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se situata po degradon deri në një katastrofë. Mungesat në ushqime dhe produkte të tjera të domosdoshme erdhën pasi talebanët morën kontrollin e plotë të Afganistanit. Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmat, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat për këtë vend, me arsyetim se talebanët do t’i keq menaxhonin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.