×
  • Sport
  • Sport

    Broja po tregon klasin e tij: Do të përpiqem t’ia kaloj Drogbas

    Reporteri
    26 Tetor 2021 | 16:50

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është njeriu i momentit te klubi anglez, Southampton.

    20-vjeçari ka realizuar dy gola që nga momenti që po paraqitet nga fillimi me skuadrën angleze, shkruan Reporteri.net

    Madje, Broja po kalon momentet e tij të arta edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.

    Ndërkohë, duke folur për “Goal.com” sezonin e kaluar, ai kishte thënë se do të tentojë ta kalojë Didier Drogban.

    “Unë dua të përpiqem të kaloj Drogba. Mund të mos jetë e lehtë, por ky është mentaliteti im dhe si ndihem,” kishte thënë ai.

    Kujtojmë se Broja është në huazim nga Chelsea për tek klubi i Southamptonit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!