Në Pejë, Muriç është ndalur edhe nga qytetarët e këtij qyteti për fotografi.
Një përdorues i rrjetit social Twitter me emrin Ardit, ka publikuar një fotografi së bashku me portierin e Kosovës.
Por, çfarë ishte e çuditshme këtu?
20-vjeçari ka dalur rrugëve të Pejës me fanellën e klubit madrilen, Real Madrid.
Ndryshe, Muriç ka edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me Manchester Cityn, por që pritet ta rinovojë kontratën për një periudhë afat-gjate.