×
  • Sport
  • Sport

    Milani me Ibran dhe karton të kuq e mposht Romën e Mourinhos

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 22:49

    Zlatan Ibrahimovic e ka sfiduar moshën përsëri për ta frymëzuar Milanin me 10 futbollistë ta mposhtë Romën 2:1 të dielën, dhe ta ruajë ecurinë pa humbje në sezonin 2021/22 në Serie A.

    Ibrahimovic, 40 vjeç, e shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e fitoi një penallti në pjesën e dytë, të cilën e shënoi Franck Kessie, në Stadiumin Olimpik për fitoren e 10 nga 11 ndeshje të Milanit në ligë.

    Stefan El Shaarawy i dha një fije shprese Romës me një gol në kohën shtesë, i cili s’i mjaftoi për ta shmangur humbjen, megjithatë

    Milani tani mbledh 31 pikë, aq sa ka edhe lideri Napoli, dhe do ta presë Interin në derbin e qytetit të dielën e ardhshme me një epërsi prej shtatë pikëve në tabelën e Serie A.

    Roma e Jose Mourinhos, e cila e pësoi humbjen e katërt sezonale në ligë, ngel në vendin e katërt me 19 pikë.

    Kjo ishte përballja e parë e Mourinhos dhe Stefano Piolit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!