×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri e Lladrovci vizitojnë familjen e Hashim Thaçit

    Reporteri
    05 Nëntor 2021 | 17:03

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me shefin e grupit parlamentar, Abelard Tahiri, vizituan Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe vëllezërit e tij.

    Lladrovci me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot janë bërë një vit prej kur Thaçi bashkë bashkëluftëtarët e tij janë në Hagë

    “Në këtë ditë të këtij përvjetori të dhimbshëm, së bashku me Abelard Tahirin, vizituam bacin Haxhi dhe vëllezërit e Presidentit Thaçi në Burojë, për të shprehur solidarizimin tonë të plotë për këtë padrejtësi ndaj tij, Kadriut dhe shokëve të tij që gjenden në Hagë”.

    “Ne kemi besim të fuqishëm se e vërteta do të ngadhënjejë, si çdo herë që besuam nga hapat e parë së bashku me drejtuesit tanë për çlirimin e vendit, besojmë edhe sot për pastërtinë e luftës së UÇK-së, si pjesë e pandashme e dinjitetit, lirisë dhe krenarisë së popullit tonë. #LiriaKaEmër#UÇK”,ka thënë Lladrovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!