×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Steven Gerrard, trajner i ri i Aston Villas

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 13:13

    Klubi anglez, Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Steven Gerrard si trajner të ri të skuadrës.

    Aston Villa e ka shkarkuar Dean Smith të dielën e kaluar dhe shpejt e kanë zbuluar pasuesin e tij.

    Bëhet fjalë për legjendën angleze, Steven Gerrard, i cili tani do jetë trajner i ri i klubit nga Ibrox.

    Është vet Aston Villa që ka konfirmuar emërimin e Gerrardit me anë të faqeve zyrtare.

    “Klubi i Futbollit Aston Villa është i kënaqur të njoftojë emërimin e Steven Gerrard si trajnerin tonë të ri”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

    Gerrard vjen nga Rangers, ku pati sukses të madh gjatë tri viteve e gjysmë, ku fitoi edhe titullin e Superligës së Skocisë. /Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!