Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjashtë ditë më parë ka biseduar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, për termocentralin e tyre bërthamor.
“Ne thamë se dëshira jonë do të ishte që të jemi bashkëpronarë të 15% të termocentralit të tyre bërthamor. Ne jemi të gatshëm të paguajmë një çmim të mirë për këtë”, tha Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth bisedës me Orbanin.
Vuçiq shtoi se bisedimet në lidhje me këtë sapo kanë filluar.
“Duhet të përfundojë në vitin 2035, të gjitha blloqet, kështu që do të shohim. Kam pasur disa bisedime fillestare me Bojko Borisovin më herët, duhet të shohim … Ky është opsioni më i sigurt për ne, kemi marrë shumë oferta të ndryshme, por ne duhet të kuptojmë se me kë të flasim për këto termocentrale bërthamore modulare. Indianët tashmë kanë 14, Kanadaja po ndërton, Franca po ndërton, Amerika po ndërton, rusët sigurisht … Vetëm se te rusët janë më të shtrenjtë. Ne duhet ta shohim vetë se çfarë do të bëjmë në vitet në vijim”, tha presidenti serb.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.