×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendja me COVID-19 në Kosovë, 4 spitale nuk kanë pacientë të infektuar

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 10:14

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Spitalin e Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk ka pacientë të infektuar me COVID-19.

    Ndërkaq në klinikat e QKUK dhe spitalet tjera rajonale po trajtohen 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 me post-covid.

    Nga numri i përgjithshëm i pacientëve 12 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërsa në mjekimin intensiv në Klinikën Infektive po trajtohen 2 pacientë.

    Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

    Në 4 spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me Covid-19

    Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me Covid-19. Ndërkaq, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 me post-covid.

    Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

    Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

    Klinika Infektive, 4 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

    Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

    Spital i Pejës, 2 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!