×
  • Lajme
  • Lajme

    Pakënaqësitë e Haki Abazit, Konjufca thyen heshtjen: Ka probleme me Grupin Parlamentar dhe Qeverinë

    Reporteri
    24 Nëntor 2021 | 21:24
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Fotografi nga arkivi.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për pakënaqësitë që ka paraqitur bashkëpartiaku i tij dje, Haki Abazi.

    Konjufca ka thënë se i di problemet e tij dhe se janë të zgjidhshme. Ai thotë se mes tyre s’ka ndonjë pakënaqësi.

    “Nuk i di të sakta por ka thënë se do të bashkëbisedoj me kryeministrin dhe shefen e grupit parlamentar,. Është zgjedhja e tij por nuk ka dicka personale që me thanë që do të shkaktoje pasoja për grupin parlamentar. Të gjitha problemet që i ka janë të zgjidhshme”, tha Konjufca në Desku.

    “Ai e ka nda statusin në Facebook. Unë jam shumë i hapur dhe në momentin që më kërkon takim, i kam taku. I ka problemet të natyrave të tjera, të mënyrës së funksionimit të grupit paralamentar, ka problem me relacionet me Qeverinë…”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!