×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 7:27

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare.

    Në mbledhjen e sotme, në rend të ditës do të jenë 11 pika, ndër të cilat edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i rendit të ditës,
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    3. Pyetjet parlamentare,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
    8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
    9. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,
    10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
    11. Zgjedha e anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Vendi: Kuvendi i Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!