Koreja e Veriut ua ka ndaluar qytetarëve të veshin pallto të lëkurës, pasi kjo gardërobë u bë e preferuara e liderit Kim Jong-un.
Në vitin 2019, palltoja e lëkurës njihej si “Kim”, por me kalimin e kohës u bë e preferuara e elitës verikoreane, që ishin të etur të tregojnë besnikërinë ndaj liderit suprem, transmeton Telegrafi.
Por së fundmi, ky “imitim” duket se ka irrituar liderin, kjo pasi që “policia e modës” ka zbarkuar nëpër rrugët e qyteteve të Koresë së Veriut, për të kontrolluar qytetarët nëse kanë veshur pallto të lëkurës – që po konsiderohet si minim i autoritetit të liderit Kim.
“Veshja e rrobave që ngjasojnë me ato të liderit, cilësohen si sfidë për autoritetin më të lartë”, ka thënë një burim për Radio Azia e Lirë, duke aluduar kështu në Kim Jong-un.
“Kanë dhënë udhëzime që të mos vishen në publik palltot e lëkurës. Ato janë direktiva të Partisë të cilat askush nuk guxon t’i kundërshtojë”, ka shtuar burimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.