×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Bashkim Jashari i shërbeu atdheut kur rrezikohej, tash i shërben shtetit në krye të ushtrisë

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 21:57

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për emërimin e Bashkim Jasharit si komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Duke iu referuar faktit se Jashari ka qenë pjesë e UÇK’së, Osmani tha se ai i ka shërbyer popullit ku ky rrezikoj të shuhej nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit.

    Ajo thotë se Jashari do ta ketë mbështetjen e saj për ngritjen e mëtutjeshme të FSK-së.

    “Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit. Edhe tash e tutje do t’i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë. Prandaj ishte nder i veçantë që sot ta emëroj në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta. Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm”, ka shkruar Osmani.

    Ndryshe gjatë ditës së sotme Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në vend të tij, komandant i FSK’së është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!