×
  • Lajme
  • Lajme

    Të martën, Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 9:54

    Përparim Rama të martën e 7 dhjetorit do ta marrë detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës.

    Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.

    Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi dy ditë më parë se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës.

    Por, përveç tij, pozitë të nënkryetarit do të mbajë edhe dikush tjetër, emri i të cilit do të varet nga marrëveshjet për bashkëqeverisje të kryeqytetit.

    Kujtojmë se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind,  ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.

    Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.

    Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!