×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku: Dialogu nuk është ‘Big Brother’

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 21:09

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi, duke thënë se do të donte që i njëjti të mbyllet sa më shpejtë.

    Çitaku deklaroi se e di që dialogu i ka sfidat e veta. Madje, me ironi tha se ai nuk është “Big Brother”.

    Sipas saj, dialogu kërkon angazhim, disiplinë e punë.

    “Dialogu nuk është “Big Brother”. E di. Kërkon angazhim, disiplinë e punë. Por mendoj se SHBA duhet të jetë në tavolinë. Vetëm me praninë e tyre jemi të sigurtë”.

    “E ftoj kryeministrin që të udhëtojë sa më shpejtë dhe të kërkojë një emisar të posaçëm. Unë do të doja që ky dialog të mbyllet sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ndër të tjerash Çitaku në “Blic Interview”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!