×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Dugolli dorëzon detyrën si ambasador i Kosovës në Turqi

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 21:40

    Ilir Dugolli ka dorëzuar sot detyrën si ambasador i Kosovës në Turqi, pas emërimit të tij si ambasdor në SHBA.

    Përmes një postimi në Tëitter, Dugolli ka bërë të ditur se sot ka qenë dita e fundit e tij i ambasdor i Kosovës në Turqi, që mbulonte edhe Jordaninë, Pakistanin dhe Afganistanin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot është dita ime e fundit si ambasador i Kosovës në Turqi, Jordani, Pakistan dhe Afganistan. Ju shpreh mirënjohjen e thellë zyrtarëve, diplomatëve dhe të gjithë atyre me të cilët kam pasur privilegjin të punoj, përfshirë kolegët e mrekullueshëm në ambasadën e RKS. Ishte një nder i madh”, ka shkruar ai.

    Ilir Dugolli u konfirmua nga MPJ për ambasador të Kosovës para disa ditësh. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!