NJë 60 vjeçare është gjendur pa shenja jete.
Për vdekjen e 60 vjeçares nga Vlora dyshohet se është natyrale.
Policia e Vlorës njofton se mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” 60-vjeçarja me inicialet M.D. u gjet e pajetë nga komshinjtë në banesën e saj.
Ajo jetonte e vetme. Sipas të dhënave paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.