×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda Kelmendi sot pensionohet me ceremoni shtetërore

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 10:53

    Majlinda Kelmendi, përmes një ceremonie shtetërore, sot do të pensionohet si xhudiste aktive.

    Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të mbahet ne Institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, me fillim në ora 18:00.

    Këtë e ka konfirmuar trajneri Driton Kuka mbrëmë në RTK.

    Ai ka thënë se të hënën në një ceremoni që do të organizohet nga Presidenca zyrtarisht do të pensionohet Majlina Kelmendi.

    Kuka ka bërë të ditur se Majlinda do të vazhdojë karrierë si trajnere e xhudos.

    Kelmendi konsiderohet gjerësisht si një nga garueset më të mëdha të sportit të saj ndonjëherë. Por, ndoshta xhevahiri i vërtetë dhe i ndritshëm në kurorën e saj erdhi në Lojërat Olimpike “Rio 2016” ku ajo u bë fituese e medaljes së artë dhe e para për Kosovën që e arriti këtë sukses.

    Gjatë karrierës së saj, kosovarja u bë dy herë kampione e botës; pushtoi kontinentin për t’u bërë katër herë kampione evropiane dhe në një seri dominimi të plotë, ajo fitoi katër herë titullin më garën e famshme të Grand Slamit të Parisit. Ishte xhudistja e shpallur më e mira në botë në vitin 2017.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!