×
  • Lajme
  • Lajme

    A e ka pagën 1.600 euro, kështu përgjigjet Rrahman Jasharaj

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 9:06

    Kryetarit i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka debatuar mbrëmë lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket sindikatave.

    Në T7 Sadri Ramabaja e ka akuzuar Jasharajn se është i kapur nga partitë politike dhe po kërkon të shtojë presionin politik ndaj kryeministrit Albin Kurti, teksa Jasharaj i ka thënë se për komentet e tij, Ramabaja duhet të shkojë në gjykatë.

    “Sa e keni rrogën? Këtu kam një dokument që më thotë se ju keni 1600 euro pagën ndërsa 1000 euro zëvendësit e juaj”, ka thënë Ramabaja.

    Këtu ka reaguar Jasharaj duke thënë se nuk është e vërtetë ajo që thotë Ramabaja.

    “Nuk është e vërtetë. Nuk të intereson ty se cfarë rrogë e kam unë. Jam zgjedhur nga një anëtarësi edhe për një mandat. Kjo do të thotë se ata besojnë në mua. S’kam qenë i kapur as nuk do të jem. Pse sepse në anëtarësinë tonë ka përkrahës dhe votues të të gjithë partive. VV-së, PDK-së e tjerave. Ndali akuzat se pse për këto akuza duhet të dalësh para gjykatës dhe të sqarohesh. Nuk të intereson ty sa e kam pagën”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!