×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjet shpërthyes në Merdare, pika kufitare u mbyll për afër një orë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 19:25

    Për shkak të një mjeti shpërthyes në pikën kufitare në Merdare, rruga ka qenë e bllokuar për afër një orë.

    Burime të Gazeta Online Reporteri.net bëjnë të ditur se shpërthimi i këtij mjeti të dyshimtë është bërë në mënyrë të kontrolluar nga KFOR-i.

    “Nga ora 15:30 deri në ora 16:20 pika ka qenë e bllokuar. KFOR-i në mënyrë të kontrolluar ka bërë shpërthimin e këtij mjeti”, thotë ky burim për Reporteri.net.

    Tutje, mësohet se tanimë kjo pikë ka filluar të funksionojë normalisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!