Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të futur në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri që drejtohet nga Zvonko Veselinoviq.
Përmes një postimi në Twitter, Blinken ka bërë të ditur se SHBA-të po vendosion sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me aktivitetet e krimit të organizuar transnacional në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione ndaj 16 individëve dhe 24 subjekteve të lidhura me aktivitetet e krimit të organizuar transnacional në Evropë dhe Hemisferën Perëndimore. Është një prioritet i sigurisë kombëtare për të luftuar korrupsionin, i cili lehtëson krimin e organizuar transnacional”, ka shkruar Blinken.
The United States is imposing sanctions on 16 individuals and 24 entities connected to transnational organized crime activities in Europe and the Western Hemisphere. It is a national security priority to combat corruption, which facilitates transnational organized crime.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) December 8, 2021
Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net/