Planet e BE-së për vaksinimin janë ambicioze, fabrikat e prodhimit të vaksinave në Bashkimin Europian pritet që të prodhojnë 3.6 miliardë doza gjatë vitit të ardhshëm.
Në nivelin botëror sakaq, kjo shifër do të kapërcejë 20 miliarda dozat. Shtetet e bllokut kanë nisur të administrojë doza përforcuese, pasi tashmë pothuajse 70 për qind të popullatës së BE-së është imunizuar me dy doza.
“Ne do të prodhojmë vaksina në Europë më shumë se që na duhen”, tha një zëdhënës i BE-së, duke shtuar se administrimi i dozave përforcuese në bllokun evropian nuk bie ndesh me synimin për vaksinimin në botë, sepse sipas tij, BE-ja prodhon më shumë vaksina sesa i duhen.
Fabrikat e vaksinave në BE gjatë këtij viti kanë prodhuar rreth 3 miliardë doza të vaksinës, të cilat, sipas zyrtarëve të BE-së janë më shumë sesa i nevojiten bllokut europian për të administruar edhe dozat përforcuese për popullatën.
Prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në Europë janë Pfizer dhe BioNTech, si dhe AstraZeneca, Moderna e Johnson & Johnson.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.