Ky është momenti i frikshëm kur turbulencat gjatë një fluturimi nga Kosova në Zvicër dërguan një stjuardesë dhe karrocën e saj të pijeve drejt përplasjes në tavan.
Videoja e vetme që doli nga fluturimi me ALK Airlines nga Prishtina për në Basel, tregon se pije të nxehta u derdhen mbi pasagjerët, transmeton Reporteri.net
Një grua mund të shihet duke mbajtur duart e saj së bashku duke u lutur, pasi uji i ndezur nga karroca e pijeve derdhet në krahët e saj.
Rasti i djegies me ujë u konfirmua edhe nga gruaj që xhiroi momentin. Mirjeta Basha tha se turbulencat filluan rreth 30 minuta pas ngritjes dhe zgjatën për të paktën pesë minuta.
Ajo i tha një medium zviceran se “Njerëzit filluan të bërtitnin dhe të qanin. Kupat fluturuan, disa ishin të djegur me ujë të nxehtë”.
Zonja Basha tha tutje se ekuipazhi i kabinës ishte shumë profesional në të gjithë përvojën traumatike: “Ata na thanë se nuk duhet të kemi frikë dhe gjithçka do të kalojë përsëri”.
Ndryshe, deri tani janë raportuar 10 persona të lënduar, ndërkohë që kompania bullgare ALK, është arsyetuar se kishte pasur turbulenca për shkak të ajrit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.