Klubi francez, Dijon ka zyrtarizuar transferimin e Messit. Nuk bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, por për talentin 12-vjeçar Rayane Messi.
“Qendra stërvitore e DFCO së shpejti do të ketë Rayane Messin, i cili së fundmi i është bashkuar klubit tonë”, shprehet klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare, shkruan Reporteri.net.
Rayane, lojtar i lindur më 2007, është larguar nga Versailles 78 dhe i shoqëruar nga prindërit e tij, ka pozuar me fanellën e re.
Ai konsiderohet një lojtar me të ardhme të ndritur. Mbetet të shihet nëse do të shkëlqei si argjentinasi Lionel Messi.
Pasi mban mbiemër të njëjtë me yllin argjentinas, 12 vjeçari do jetë çdo herë në vëmendje të mediave por jo vetëm. /Reporteri.net/.
Rayane #Messi (et oui !), jeune attaquant licencié au FC Versailles 78, va intégrer le centre de formation du @DFCO_Officiel !
+ d’infos ➡️ https://t.co/FNsPSp9GtY pic.twitter.com/pVFdH3tKIn
— Dijon FCO (@DFCO_Officiel) June 17, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.