×
  • Sport
  • Sport

    Kundërshtari ia çau ballin, boksieri rus arrin të ruajë titullin me shumë mund

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 12:36

    Artur Beterbiev dhe Marcus Browne kanë prodhuar një meç brutal.

    Në kuadër të kontestimit të titullit të light-heavyweight, Artur Beterbiev ka bërë një luftë të paparë ndonjëherë, përcjell lajmi.net.

    Boksieri rus pësoi një çarje të frikshme në ballë, në duelin me Marcus Browne, por kjo nuk e zmbrapsi atë nga lufta për titullin.

    Dueli mund të ndërpritej në raundin e katërt, pasi boksierët përplasën kokën, por Beterbiev duroi dhe arriti të mposhte kundërshtarin e tij në raundin e nëntë.

    36 vjeçari mbetet kështu kampion i unifikuar në light-heavyweight dhe ruan rekordin si kampioni i vetëm në boks aktualisht me rekord 100% nokaut. 17 fitore me 17 nokaute.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!