×
  • Sport
  • Sport

    Xavi Hernandez kërkon me çdo kusht qëndrimin e Dembeles

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 16:21

    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka deklaruar se dëshiron të mbaj në skuadër sulmuesin francez Osman Dembele.

    Mediat kanë raportuar se klubi po mendon shitjen e Dembeles, kjo për shkak se kriza financiare është thelluar shumë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, me një vendim të tillë nuk është pajtuar Xavi, i cili ka biseduar me francezin dhe dëshiron të vazhdojë me të.

    “Dje kam folur me Dembelen. Dua që ai të vazhdojë në Barcelonë. Në fund, përfaqësuesit e tij dhe klubi janë ata që duhet të arrijnë marrëveshje“, ka thënë Xavi.

    Kujtojmë që Barcelona përveç krizës financiare është duke kaluar edhe në krizë të rezultateve, duke u pozicionuar në vendin e tetë në tabelë me vetëm 24 pikë./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!