×
  • Sport
  • Sport

    Gazeta britanike: Tifozët tallen me Xhakën, pasi tifozi ia puthi këmbët në “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 14:13

    Gjatë ndeshjes për bamirësi mes skuadrës së Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, një tifoz hyri në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ia puthi këmbët yllit të Arsenalit. Mirëpo, gazeta britanike, The Sun, i thekson talljet e tifozëve të Arsenalit me Xhakën. Tekstin e The Sun mund ta lexoni në vazhdim.


    Granit Xhakës iu puth këmba nga një tifoz që e ndërpreu ndeshjen përderisa po luante në një ndeshje miqësore, por tifozët e Arsenalit janë të bindur se në fakt ishte një tifoz rival që po e falënderonte atë, transmeton Gazeta Express.

    Mesfushori i “Topçinjve”, Xhaka, prindërit e të cilit janë shqiptarë, ishte duke luajtur në një ndeshje për ta festuar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

    Por, atij iu dha trajtim i veçantë nga të tjerët, kur në minutën e 67-të të ndeshjes një tifoz hyri në fushë për t’ia puthur këpucët.

    Mrekullisht, Xhaka – i cili e ka siguruar Arsenalin se nuk do të largohet përkundër interesimit të Interit – qëndroi i pa lëvizur përderisa burri u ul në gjunjë dhe ia puthi këmbën e djathtë.

    Kjo shenjë adhurimi u kthye në diçka tjetër nga tifozët e Arsenalit, të cilët e panë këtë si mundësi për t’u tallur me superyllin jopopullor.

    Në përgjigje ndaj fotografisë, një tifoz shkroi: “Me siguri është tifoz i skuadrës rivale”.

    Një tjetër tha: “Do t’ia kisha kafshuar”.

    Një tjetër shkroi: “Ai e pagoi atë për ta bërë këtë gjë”.

    Të tjerët u kapën për emrat e skuadrave, që bënte të dukej se një skuadër e Xhakave po luante kundër një skuadre të Marcus Rashford-ave.

    Në fakt, Xhaka ishte kapiteni i skuadrës së tij kundër një skuadre që po drejtohej nga Milot Rashica i Werder Bremenit.

    Por, në përgjigje ndaj shakasë se e gjitha skuadra ishte e përbërë nga Xhakat, një tifoz shkroi: “Ndeshja përfundoi pas gjashtë minutave lojë për shkak se e gjithë skuadra e ndëshkua me karton të kuq”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!