Dje pasdite, e hënë, nga shiu i furishëm janë krijuar vërshime në qytetin e Rahovecit dhe në disa fshatra të tij.
Këto vërshime kanë shkaktuar më së shumti dëme në bujqësi dhe amvisëri.
Këtë e vërteton një lexues i Koha.net, i cili ka dërguar disa fotografi. Ai tregon se shtëpia e tij në fshatin Pataqan i Ulët është vërshuar e tëra nga uji, duke i shkaktuar atij dëme të konsiderueshme të orendive dhe pajisjeve amvisërie.
Koha.net, po ashtu, ka publikuar disa pamje të vërshimeve që janë krijuar në qytetin e Rahovecit dhe disa fshatra të tij.
Gjithashtu, pas qetësimit të situatës kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka vizituar disa zona më të prekura nga këto vërshime dhe ka treguar se janë shkaktuar dëme kryesisht në bujqësi dhe amvisëri dhe ka thënë se vlerësimin e tyre do të bëhet në ditët e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.