Izraeli thotë se planifikon të bëhet vendi i parë që do të miratojë një dozë të katërt të vaksinës Covid-19, ndërsa vendi përgatitet për një valë infeksionesh të nxitura nga varianti i ri Omicron.
Ekspertët e pandemisë izraelite kanë rekomanduar një përforcues të katërt për personat mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shëndetësisë.
Kryeministri Naftali Bennett e mirëpriti planin dhe u tha zyrtarëve të fillonin përgatitjen. Kjo vjen pasi Izraeli konfirmoi vdekjen e parë zyrtare të një pacienti me variantin Omicron të martën. Ministria e shëndetësisë tha se kishte të paktën 340 raste të njohura të variantit në Izrael.
Vendimi për të një dozë përforcuese të katërt është ende në pritje të miratimit nga zyrtarë të lartë shëndetësorë, megjithatë zyra e zotit Bennett i tha BBC-së se shpresonte ta administronte dozën te njerëzit të paktën katër muaj pas dozës së tyre të tretë.
“Ky është një lajm i mrekullueshëm që do të na ndihmojë të kalojmë valën Omicron që po përfshin botën,” tha Bennett.
Ai u kërkoi njerëzve ta pranojnë ofertën sa më shpejt të jetë e mundur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.