Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka dhënë detaje për marrëveshjen mes Kosovës e Shqipërisë për heqjen e roamingut.
Në një postim në Facebook, Lluka ka shkruar se deri para pak ditësh një thirrje kushtonte 2 euro e 50 cent, kurse tani realizohet shumë më lirë, 15-16 cent.
Më poshtë postimi i Llukës:
Edhe operatorët e telefonisë mobile në Kosovë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut.
Sot nga Shqipëria mund të bëni thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minut, pa pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht. Kjo thirrje para datës 15 qershor ju ka kushtuar jo më pak se 2.5 EUR për minut.
Komunikim të këndshëm, nga plazhet e bukura!
P.S. Sqarim: Marrëveshja për eliminimin e tarifave të roamingut me Shqipëri parasheh ulje të cmimeve mbi 90% nga 15 qershor 2019 dhe eliminim të tërësishëm të këtyre tarifave deri me 15 qershor 2021. Pra deklarata ime ka qenë që ka filluar implementimi i marrëveshjes dhe në asnjë moment nuk kam thënë që është hequr roamingu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.